Shkrirja e Institutit të Sizmologjisë, Spahiu shpërthen në akuza ndaj Berishës: Prokuroria t’i vendosë menjëherë prangat, është i mallkuar

0
347

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi ka vijuar edhe dje me sulmet dhe akuzat në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Spahiu kërkoi dje nisjen e hetimeve nga Prokuroria, sa i takon vendimit të Berishës për të mbyllur Institutin e Sizmologjisë, pasi sipas tij, ky është një krim i rëndë shtetëror. “Të mbyllësh me VKM Institutin e Kërkimeve Sizmologjike dhe të shkrish nën/stacionet, është njësoj sikur me vendim qeverie të mbyllësh QSUT dhe spitalet me pretendimin që Shqipëria s’do preket nga sëmundjet! Prangat i kanë pak dhe hak! Prokuroria duhet urgjent të hetojë Vendimin e Këshillit Ministrave 2007 për shkrirjen e Institutit Sizmologjisë dhe 8 nën/stacioneve. I vetmi shtet në Glob që i bën gropën popullit me firmë dhe vulë”, deklaroi ai. Po ashtu, përmes një statusi të dytë në rrjetet sociale, Spahiu akuzoi ish-kryeministrin Berisha se gjatë kohës që ai ka qenë në pushtet ka bërë batërdi me tokat, duke iu dhënë çfarë të mundte prona njerëzve të vetë, duke iu marrë qytetarëve pa të drejtë. “Burgun e kanë pak: Sot e 200 vjet do vuajmë krimet e tyre. Pasoja të pariparueshme. “Tok e xanun” me leje nga pushta të mallkum”, u shpreh ai. Ndërkohë, pak ditë më parë ish-kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu bëri akuza të forta për të gjithë klasën politike, sidomos për Metën dhe Berishën. “Durrësi është më keq sesa Siçilia. Në Siçili nuk ka krime në bregdet, siç ka këtu. Gjiri i Lalëzit është vendi ku jetojnë bajraktarët e Shqipërisë, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Kur Rama erdhi në pushtet kaloi më në kodër dhe kaloi tek Kepi i Rodonit. Bregdeti shqiptar është i vetmi bregdet në Mesdhe që nuk jepet për investim nga të huajt. Të gjithë bandat kriminale, ekonomike dhe politike bashkohen në Durrës. Pse janë mbledhur në Durrës? Sepse në Durrës është porti që sjell drogën direkt nga Kolumbia dhe Turqia e Lindja”, nënvizoi Spahiu. Por sikur të mos mjaftonte kjo, ish-kryeministri Sali Berisha në këto ditë të vështira, është një ndër të paktët politikanë në vend, që përpiqet të hapë panik dhe të bëjë politikë me situatën e krijuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here