Konflikti për Gjykatën Kushtetuese, Marsida Xhaferllari manovra për t’i shpëtuar vetingut, vendimi i KPA fakton shkeljet e Ilir Metës

0
429

Presidenti Ilir Meta duket se e ka futur në kaos Gjykatën Kushtetuese. Shkarkimi i Besnik Muçit dhe dekretimi i Marsida Xhaferllarit kanë qenë lëvizje të mirëmenduara, duke bërë që shkarkimi i kreut të shtetit të zvarritet. Muçi u shkarkua nga vetingu, ndërsa Marsida Xhaferllari vendosi të tërheqë ankimimin nga Kolegji i Apelimit. Nëse kthehemi pas në kohë, KPK nisi vlerësimin për pasurinë, figurën dhe karrierën. Por pasi u bë procesi i rivlerësimit, nuk u dha një vendim final nëse e kalon apo jo vetingun, por u bë e ditur se Xhaferllari nuk ka status magjistrati dhe nuk mund të ketë veting për emra që nuk janë gjyqtarë e prokurorë. Por Xhaferllari këmbëngulte se e ka statusin e gjyqtares, duke qenë se ka shërbyer gjyqtare në Fier deri në 2007. Për këtë arsye ju drejtua Kolegjit të Apelimit që të jepte një vendim nëse e ka apo jo statusin. Por ditën që do jepej vendimi Xhaferllari e ka tërhequr animimin dhe KPA la në fuqi vendimin e KPK, ku thuhet se ajo nuk ka status magjistrati. Por me këtë manovër Xhaferllari duket se do hapë një tjetër debat publik. Edhe pse ditët e fundit tërmeti e ka zhvendosur vëmendjen, pritet që debati të rikthehet, pasi Xhaferllari është dekretuar nga Meta si anëtare e Kushtetueses. Por me vendimin e KPA doli në pah se presidenti ka shkelur hapur ligjin. Jo vetëm që ka dekretuar një emër jashtë 3 të parëve, por ka dekretuar dikë që nuk ka status magjistrati. Ndërkohë neni 7/a shprehet qartë: “Gjyqtari i Gjykatës Kushtuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte: të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit”. Pra Xhaferllari është totalisht në shkelje të ligjit. Por tërheqja e saj nga vetingu duket se ka një tjetër prapavijë. Nëse KPA vendoste që ajo ka status magjistrati, atëherë duhej që KPK të jepte një vendim mbi bazën e verifikimeve që ka kryer për të. Por Xhaferllari është njohur me aktet e vlerësimit dhe sipas raportit ka rezultuar me probleme në disa aspekte. Sipas DSIK ajo mund të jetë përfshirë në afera korruptive dhe kjo e penalizmi dhe te KED. Pra Xhaferllari mund të ngelte në veting dhe largimi i saj do ishte një dështim total për Metën. Por tërheqja është manovër strategjike. Pritet që ajo të fshihet pas vendimit të KED, pasi duhej të ishte KED që të mos e fuste në listën e kandidatëve. Fati i Xhaferllarit Por vendimi për t’u tërhequr nga KPA dhe lënia në fuqi e vendimit të Shkallës së Parë, pritet t’i kthehet në bumerang Marsida Xhaferllarit. Pasi Kushtetuesja të jetë plotësuar me 8 emra, pritet që të ketë një kërkesë që të vendosë se kujt i takon mandati, Xhaferllarit apo Vorpsit. Por nëse shohim ligjin dhe Kushtetutën, Xhaferllari ka dy probleme. Së pari nuk është mes 3 emrave të parë në listë. Tani me vendim të formës së prerë nuk ka status mag-jistrati dhe ligji e përcakton qartë se kandidati duhet të ketë kaluar vetingun. Elementi tjetër është se u dekretua jashtë afatit 30 ditor. Të gjitha këto pritet që të eliminojnë të preferuarën e presidentit. Deri atëherë Kushtetuesja do vijojë të jetë në ngërç, pasi ka vetëm dy anëtarë ligjërisht në detyrë. Vitore Tusha e ka mbarur mandatin dhe po e ushtron përkohësisht, por ikja e Muçit ja ka dobësuar asaj pozitat. Sa kohë ishte Muçi palët ishin ndarë në 2 me dy dhe Tusha duke përfituar nga posti i kryetares në detyrë bënte ligjin. Por tani vendimet e saj nuk pinë ujë. Shumë shpejt Kuvendi pritet të zgjedhë dhe emrin e tretë dhe të zhbllokojë Kushtetuesen. Ndërsa sytë janë dhe te kandidatët e Gjykatës së Lartë. Ndërkohë presidenti duket se do ketë ende shumë punë.Kliti TOPALLI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here