Google search engine
Home Aktualitet Vazhdon solidarizimi për Shqipërinë, hoteli kosovar lëshon 60 dhoma për 150 të...

Vazhdon solidarizimi për Shqipërinë, hoteli kosovar lëshon 60 dhoma për 150 të prekur nga tërmeti

0
328

Solidarizimi i kosovarëve për t’i dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri po vazhdon. Qindra kosovarë tashmë gjenden në Shqipëri duke i ndihmuar të prekurit, por ka edhe të atillë që kanë lëshuar shtëpitë e hotelet për të ndihmuar.

Njëjtë ka bërë edhe një hotel kosovar. Rreth 150 banorë të Durrësit me rrethinë do të mund të sistemohen në 60 dhomat e hotelit që i la lëshuar pronari i hotelit dhe restauronit ‘Kosova”.

“Hotel & Restaurant “KOSOVA” i siguron 60 dhoma(mëngjes, drek dhe dark) për 150persona. Nëse dikush ka nevoje t’me kontaktoje dhe strehimi behet direkt per sa koh te ken nevoje. Zoti I ndimoft Shqiptaret —-. Nr Tel +38344804442”, thuhet në njoftimin që pronari i hotelit e ka shpërndarë në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here