Kompania që menaxhon “Rrugën e Kombit”, që nga dita e djeshme ka vendosur të lejojë kalimin pa pagesë për të gjitha makinave; individëve, shoqatave, institucioneve të Kosovës, të Shqipërisë etj.
Ndihma të shumta kanë ardhur nga Kosova për qytetarët shqiptarë të prekur nga tërmeti i djeshëm kryesisht në Durrës e Fushë-Krujë por edhe në Tiranë.
Përveç forcave të Ushtrisë së Kosovës, ndihma të ndryshme janë dhënë nga të gjitha qytetet e Kosovës që kanë organizuar fushata solidarizimi me të prekurit. Pikërisht për këtë arsye, Albanian Highëay Concession ka vendosur të lejojë kalimin pa pagesë të të gjithë atyre të cilët janë solidarizuar apo që kanë sjellë ndihma për t’iu ardhur në ndihmë dhe mbështetje të prekurve nga tërmeti.
Sipas njoftimit, këto grupe personash do të lejohen të kalojnë pa pagesë deri në përfundimin e situatës emergjente.