Lëkundjet e tërmetit nuk ndalen gjatë gjithë natës në Shqipëri, ja sa herë është tronditur toka

0
288

Lëkundjet e tërmetit nuk janë ndalur as gjatë natës që lamë pas.    

Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare, nga mesnata deri tani kanë rënë edhe 8 tërmete të tjera të shkallës 3.4 Rihter, me afërsisht të njëjtën epiqendër të tërmeteve të fuqishëm që ranë mëngjesin e së martës.

Por rajoni i Ballkanit duket se nuk ka gjetur qetësi nga tërmetet pasi në orën 8:23 minuta, një tërmet i shkallës 6.1 Rihter tronditi rajonin e Kretës në Greqi dhe është ndier deri në Jug të vendit tonë.

Që nga ora 23:30 e së hënës, sizmologët kanë përllogaritur se Shqipëria është lëkundur rreth 300 herë dhe lëkundja më e fortë ishte ajo e orës 03:54 e shkallës 6.4 Rihter e cila pati pasoja shkatërrimtare kryesisht të Durrës dhe Thumanë.

Deri tani bilanci i viktimave ka arritur në 27 ndërsa kanë mbetur të plagosur 650 persona

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here