Lëkundjet e tërmetit i zgjuan të tmerruar gjithë shqiptarët mëngjesin e djeshëm. Deri më tani janë shënuar 29 viktima, mes tyre tre fëmijë. Ndërkohë raportohet për më shumë se 600 të plagosur.
Vendi vijon të lëkundet vazhdimisht, ndërsa të gjithë i druhen faktit nëse do të ketë sërish një tërmet tjetër si ai i mëngjesit të djeshëm. Sizmiologu Shyqyri Aliaj, ish-drejtor i Institutit të Sizmiologjisë është pyetur se nisur nga përllogaritjet a mund të ketë një goditje tjetër të fortë.
“Termetet nuk mund te parashikohen sic parashikohet afersisht shiu. E vetmja rruge eshte percaktimi i rrezikut sizmik per Shqiperine, qe eshte nje parashikim afat-gjate, qe ndertimet te ndertohen per te perballuar forcen maksimale te mundshme te termeteve te ardhshem. Dhe te tilla studime tashme jane kryer dhe publikuar nga ish Instituti Sizmologjise, por ato ende nuk jane perfshire zyrtarisht nga instancat shteterore si baze per Kodin e ri te Ndertimeve te pershtatur ne baze te Eurokodeve sizmike.”, shprhet Aliaj
Ndërsa sipas sizmologut të njohur zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Shqipëri janë:
“Shqiperia bën pjese ne brezin sizmik Mesdhetar-Tranaziatik.
Ne Shqiperi jane percaktuar keta breza termetesh:
1) Brezi termetor Joniko-Adriatik qe ndjek zonen tokesore bregdetare nga JL ne VP.
2) Brezi teremtor Korce-Peshkopi qe ndiqet nga Erseka ne Korce e deri Diber me shtrirje V-J. dh
3) Brezi terthor Lushnje-Elbasan-Diber me shtrirje VL.
Nder ta me i rrezikuari eshte brezi i pare, Joniko-Adriatik.”