Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se për shkak të tërmeteve të përsëritura do të mbyllet kalimi në i automjeteve në mbikalimin e Shkozetit.
“Autoriteti Rrugor Shqiptar ju bën me dije se, pas tërmeteve të përsëritura disa herë gjatë ditës, për Mbikalimin e Shkozetit, nga supervizori i kompanisë së mirëmbajtjes dhe ARRSH, u mor vendimi që të mbyllet për trafikun Mbikalimi i Shkozetit. Kontraktori dhe Policia Rrugore është prezente në vend për të drejtuar trafikun. Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës derisa kjo situatë të qetësohet!”, përfundon njoftimi.