Edhe sa duron Durrësi me të tilla tërmete? Flet Sizmiologu Ormeni:Ishte 8 ballë, do shkruhet në histori

0
295

Durrësi është një zonë me truall më të dobët dhe efekte atje janë më të mëdha, por nisur nga cikli kjo është energjia maksimale që është në këtë zone.

Kështu përgjigjet sizmiologu Rrapo Ormeni në një lidhje telefonike me Abc News.

Ai tha se tërmeti i mëngjesit të sotëm do të shkruhet në histori. Sizmiologu Rrapo Ormeni informon se pas tërmetit të parë, janë regjistruar më shumë se 180 goditje, i fundit me një shkallë Magnitude prej 5 ballësh. Tërmetin e orës 03:45 Rrapo Ormeni e cilëson të fuqisë 8 ballë, pas llogaritjeve, pasi ndryshe llogaritet intensiteti dhe ndryshe magnituda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here