Policia spanjolle ka bllokuar një nëndetëse të ngarkuar me tre ton kokainë jo larg brigjeve të Galivisë, raportojnë mediat spanjolle.
Televizioni “Laseksta” raporton se nëndetësja është 20 metra e gjatë e cila ka mbërritur në Spanjë nga Republika e Afrikës së Jugut, e cila është vërejtur nga rojet bregdetare jo larg brigjeve në provincën Pontevedra. Gjatë operacionit policor, anëtarët e ekuipazhit të nëndetëses janë munduar ta shkatërrojnë lëndën narkotike, për të humbur gjurmët, por policia ka reaguar me kohë dhe kështu ka arrestuar dy persona. Raportohet se një person tjetër i dyshuar është në arrati, kurse policia beson se ekuipazhi i nëndetëses kishin arritur që gjysmën e kokainës ta shkatërrojnë para se t’i kapnin. Në anën tjetër e përditshmja “Pais”, shkruan se të arrestuarit janë shtetas të Ekuadorit.