Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me bashkëpunëtoren e Hermes Nikajt, ‘Zogut të Tiranës’ që një ditë më parë u arrestua për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kodet që Bena dhe Nikaj përdornin me njëri-tjetrin ishin fjalitë si: “Bëhu gati, kam gjetur një të mire” ose “Bingo na doli fati”.
Në polici ka dëshmuar edhe pronarja e qendrës estetike e cila ka deklaruar se vajzën të cilën dyshohet se e përdornin për prostitucion e ka mike prej disa vitesh. Bena është lënë në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ ndërkohë që Prokruroria kishte kërkuar “Arrest me burg”.
Zogu i Tiranës i cili ishte edhe gazetar dhe i njohur në botën e medias promovonte pronaren e qendres estetike me të cilën bashkëpunonte në këtë rrjet prostitucioni përmes intervistave në programet ku angazhohej vetë.