“Betoheshim para 12 burrave se do të vdisnim të virgjëra”, burrnesha shqiptare bën rrëfimin domethënës për jetën e saj dhe jep mesazhin e fortë për të gjitha femrat

0
562

Diana Rakipi ose siç e njohin të gjithë me emrin lali, është emri i burrneshës që jeton në qytetin e Durrësit. “Lali” ose ndryshe virgjëresha e betuar nga Tropoja dhe që jeton prej vitesh në Durrës, ka bërë jehonë në të gjitha mediat ndërkombëtare me historinë e saj, të mbështetur te zakonet e vjetra të shqiptarëve.

Lali shprehet se burrneshat ekzistojnë akoma dhe që kanuni i Lek Dukagjinit kishte ligje të forta. Që të bëhesh një burrënesh sipas ligjit të Lek Duklagjinit, duhej që femra të bënte betimin për të ruajtur virgjërinë.

Sipas kësaj tradite kur prindërit nuk  kishin një burrë trashëgimtar, për të mos humbur fuqinë dhe pronën, familja zgjidhte vajzën më të madhe që të jepte betim për të ruajtur virgjërinë.

Më pas vajza e zgjedhur duhej të betohej përpara 12 burrave të fshatit ose të familjes se ajo do ruante virgjërinë gjithë jetën. Pas betimit vajza do të  kishte të  kishte të drejta të barabarta si të gjithë burrat e fshatit. Një nga këto vajza ka qenë edhe Diana Rakipi.

Lali u betua gjatë kohës që Shqipëria ishte ende nën regjimin komunist. Ajo ka qenë gjithmonë një burrneshë qe ka mbështetur forcën e gruas dhe mesazhi që përcjell tek të gjitha vajzat dhe femrat, ëahtë:  “Bëhuni të zonjat e vetes merreni fatin tuaj në dorë dhe mos u dorëzoni kurrë përballë asgjëje”.

“Në Veri ka pasur një dhunë ndaj grave, të cilat nuk kishin të drejta”, shprehet Rakipi për Fax News.

“Jetën e burrneshave e kuptojnë shumë pak, pasi me evulimin e kohës zbehet dhe mundësia për ti kuptuar ato. Burrneshat ekzistojnë akoma edhe sot, por unë nuk mund të flas në emrin e tyre, po të isha në fshat dhe unë do isha me dele në mal”, shprehet Lali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here