Vendimi për Besnik Muçin, Bujar Nishani habit me deklaratën e tij: Skandaloze! Të mblidhet Kuvendi dhe të shkarkojë…

0
302

Ish-presidenti Bujar Nishani  pas takimit me Presidentin Ilir Meta u shpreh se qëndrimi i Besnik Muçi është i drejtë. Ashtu si Muçi edhe Nishani ka deklaruar se anëtarit të Kushtetueses të emëruar nga Meta nuk mund t’i hiqet statusi që ka marrë pasi ai është betuar tek presidenti.

” Arsyetimi i tij është i saktë. Ai nuk ekziston më. Ne Gjykojmë procesin. Ai nuk ekziston më si prokuror që hetohet. Që në betimin e tij. Analiza morale shkon shumë gjerë. Çdo individ nuk mund të hetohet nga KPA. Skandaloze në çfarë situate janë njerëzit që zbatojnë vettingun. Kur një subjekt nuk ekziston më ata nuk kanë pasur ç’të hetojnë. Shikoni në çfarë niveli i kemi. Ata duhen shkarkuar nga detyra. Se kanë integritet skandaloz. Të mblidhet Kuvendi dhe të hetojë për të shkarkuar këta njerëz.”, tha Nishani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here