KPA e shkarkoi ditën e sotme, Besnik Muçi del me deklaratë të fortë: S’më heqin dot nga Gjykata Kushtetuese, jam betuar tek Meta ,s’jam më prokuror ( Tjetër ngërç në Kushtetuese?)

0
362

Pas vendimit të dhënë nga KPA, për shkarkimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës Kushtetueses Besnik Muçit, ka reaguar menjëherë në medias prokurori, duke deklaruar se nuk do të largohet nga zyra e Gjykatës Kushtetuese.

“Të nderuar gazetarë më lejoni së pari të shpreh falënderim të sinqertë për të gjithë ju që keni ndjekur me vëmendje procesin tim të rivlerësimit. keni pasqyruar me realizëm të gjitha të dhënat, faktet, përjashto ndonjë gazetar që ka shpifur në mënyrë të vazhdueshme, juve sinqerisht ju falënderoj sepse i treguat publikut se cila ishte situata ime në procesin e rivlerësimit. Shkaku i parë i ankimit është diferenca financiare të 4 vitet, 2003-2006 në shumë e 6 mln lekë të vjetra. Të llogaritura sipas Komisioneri Publik dhe të pranuar nga KPA në kundërshtim me ligjin.

Shkaku i dytë është mosdeklarimi i tokës bujqësore që bashkëshortja ime ka marrë në pronësi në vitin 1991. Bashkëshortja ime është larguar nga familja para 22 vitesh, është një pasur me burim të ligjshëm.
Shkaku tjetër i ankimit ka qenë mosdeklarimi i një banese, të ndërtuar në vitin 1985, të ndërtuar nga familja e bashkëshortes, kur ajo ka qenë e mitur. Ai truall 170 metër në atë fshat e ka sot vlerën 200 mijë lekë. Një shkak ankimi për 40 mijë lekë të vjetra.

Të tjera shkaqe ankimi ishin huatë e marra nga familja ime. Huaja e marrë nga babai, vëllai e motra ime, nga xhaxhai im, 400 mijë lekë të reja, të cilat unë i provova tej çdo ndryshimi. Deklarova që familja ime ka pasur të ardhura të tjera përveç tokës bujqësore”, deklaroi Muçi.

“KPA pavarësisht se kishte verifikim nga KPK, kërkoi sërish hetim dhe asgjë e re nuk doli. Por kjo është shkelje e ligjit, pak a shumë. Nga pikëpamja ligjore, jam i lehtësuar, se më thoni mua, kush është ai qytetar shqiptar, pasuria e të cilit të mos ketë probleme të natyrës së qindra mijëra lekëve. Unë e kam thënë në një dalje tjetër, jam bërë vetë prokuror dhe kam 18 vite prokuror. Duke zbatuar ligjin, pa asnjë masë disiplinore. Mëkati i vetëm që kam bërë, për ata zotërinj që janë marrë me mua, nga SHBA e institucionet e tjera të nderuara, i vetmi mëkat ishte se aplikova për anëtar të GJK. Mëkatin tjetër e bëri Dvorani që më listoi në vend të tretë. Mëkatin e katërt e bëri Meta që më emëroi anëtar të GJK. Ku qëndron problemi im në këtë situatë. Çfarë mund të bëjë një prokuror karriere që beson tek drejtësia, duke respektuar në mënyrë rigoroze procedurat dhe ligjin. Vendimi i KPA, nuk afekton vendin tim si anëtarët e GJK. S’mund të më prekë vendin tim në GJK, që do të thotë neni 130 i Kushtetutës. Që në momentin që unë kam bërë betimin, kam humbur statusin e prokurorit, Kolegji s’ka patur më kompetencë të më hetonte. …me ndryshimet e fundit të vitit 2016 të Kushtetutës. Nga momenti që presidenti më dekretoi njoftoi KLP për dekretin tim dhe betimin tim. Zoti Ibrahimi, me mosveprim kriminal nuk ka njoftuar asnjë anëtar tjetër, edhe pse ka pasur detyrimin ligjor. Janë veprime të institucioneve kushtetuesve. Ky vendim nuk ka efekt!”, u shpreh Muçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here