“Meta dhe Berisha janë të pafuqishëm, nuk mund ta gënjejnë më Europën”, Rudina Xhunga del me deklaratë të fortë dhe zbulon kush do e pësojë nga Reforma në Drejtësi: U përvëlofshin! (E PLOTË)

0
367

Gazetarja Rudina Xhunga deklaroi në rubrikën “Opinion”,se politikanët e periudhës post-komuniste kanë frikë nga Reforma në Drejtësi, pasi do të bëhen kurbanë të saj. “Nuk mendoj se Rama, Meta, Berisha nuk do të jenë kurbanë të kësaj reforme, sepse do jenë pikërisht politikanët kurbanë”, tha Xhunga.

Më tej, gazetarja komentoi dhe paralajmërimin e Presidentit Ilir Meta se do të nxjerrë një video me fakte përvëluese, duke thënë se le të përvëlohen të gjithë politikanët, pasi e rëndësishme është mirëqenia e shqiptarëve.

“Po ta përvëlojnë. Ata flasin për video përvëluese, e kërcënojnë njëri-tjetrin, por nuk e japin. Edhe mund të jetë, por nuk më intereson nëse përvëlohen politikanët, u përvëlofshin”, u shpreh gazetarja.

Si i ke parë takimet e Presidentit Meta?

Ajo që më bën përshtypje është fakti që kriza nuk ka impakt te njerëzit. Kemi fituar një lloj qytetarie dhe afirmimi qytetar, që na bën më pak të ndjeshëm ndaj krizave politike. Janë kriza personale politike, të krijuar nga individë, në këtë rast nga Presidenti Meta dhe kryeministri Rama. Është një publik më i qartë, njerëzit duan ujë, drita, punësim, rrugë, Reformën në Drejtësi dhe për këtë nuk ka më dyshime. Nuk është se na është kapur drejtësia në këtë moment, ne kemi pasur prej 30 vitesh një sistem të kapur.

Por nuk mund ta përjashtojmë faktin që ka një krizë, si e shihni situatën?

E shoh me shumë qetësi, sepse mendoj se do sjellë një zgjidhje. E shoh si një teatër nga palët, që kanë frikë Reformën në Drejtësi. Drejtësinë e kanë pas në dorë Meta dhe Berisha, që u takuan sot, sepse nuk duan t’ia lënë Ramës. Reforma në drejtësi nuk është bërë nga Rama. Nuk mendoj se Rama, Meta, Berisha nuk do të jenë kurbanë të kësaj reforme, sepse do jenë pikërisht politikanët kurbanë. Unë dyshoj që prokurorët e prekur nga Vettingu të kenë qenë pa probleme. Ka ende prokurorë të korruptuar. Është një kastë njerëzish që po kërkojnë rrëzimin e reformës. Unë nuk pres ndërrimin e Ramës me Bashën, unë pres Refomën në drejtësi, pa bërjen e reformës do jemi ende te ndërrimi i emrave. Rama ka ardhur momenti të tregojë nëse e do vërtet këtë reformë apo “tërhiqe e mos e këput”.

Gjuha e ashpër e Berishës…

Më duket kërcënim. Mënyra si komunikon Meta apo Berisha tregojnë pafuqinë e tyre. Nuk kanë fuqi mbi reformën. Unë e besoj që reforma është bërë nga ndërkombëtarët. Ata po flasin shqip. Reforma në Drejtësi është nën kurimin e ndërkombëtarëve dhe do shkojë deri në fund nën ndikimin e tyre. Nuk mund të na pranojnë në BE me këtë drejtësi e zgjedhje që kemi. Ne jemi në një prag ’91-shi, në kohën kur po përmbyset një regjim. Meta e Berisha tregojnë se mund të gënjejnë sërish Evropën, por nuk kemi kë gënjejmë më, nuk rikthehet më ’91-shi. Janë shqiptarët e 2019, të dielën ishin te panairi i bujqësisë, sepse kanë bërë para, ishin në panairin e librit, ishin në stadium. Shqipëtarët i njohin këta politikanë dhe duan t’i përzënë. Ky është muri ynë i Berlinit, që do rrëzojmë realisht. Në ’91-shin nuk e rrëzuam dot, tani do ta rrëzojmë, jemi gati.

Përplasjet për Kushtetuesen, kallëzimi i Dvoranit dhe paralajmërimi për videon …

Kjo s’do të thotë asgjë për Shqipërinë, por për Metën. Ai është në një moment delikat, edhe Berisha. Ky i fundit i përket një kaste 30-vjeçare. Kur të dalë para drejtësisë, nuk do marrin medalje, të jep tjetër gjë drejtësia. Edhe Meta, e Rama, të gjithë kanë frikë nga drejtësia. Por, Rama po e tregon në mënyrë tjetër frikën, Meta po bërtet, ndërsa Berisha e tregoi sot. Është problem thellësisht personal i politikës shqiptare, që po tenton të gënjejë ndërkombëtarët. Shqiptarëve nuk iu intereson shfaqja e politikanëve, po jetojnë normalisht jetën e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here