Partia Demokratike i kërkon prokurorisë nisjen e hetimeve dhe pezullimin e punimeve deri në përfundimin e hetimeve për projektin korruptiv sipas PD-së në Unazën e Re.
Padia u depozitua nga ish-deputeti Klevis Balliu dhe sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim.
Kujtojmë se para pak ditësh pati një përplasje të ashpër mes banorëve dhe policisë.
Balliu tha:
“Bëmë kallëzim penal për projektin e korruptuar që po bën genocid te Unaza e Re. Ky projekt ka vetëm një qëllim, kullat dhe jo rrugën.”