Reforma Zgjedhore, Rudina Hajdari del kundër propozimit të PD-së dhe kërkon ndihmën e Metës: Do ta çojmë çështjen në Referendum!

0
352

Kryetarja e grupit parlamentar, Rudina Hajdari dha një deklaratë për mediat pas tryezës së OSBE-së për Reformën Zgjedhore.

Sipas Hajdarit, financimi i partive 100% nga buxheti i shtetit nuk është i drejtë pasi kjo do të jetë në kurriz të qytetarëve.

Hajdari tha që do i përdorin të gjitha rrugët ligjore për të qenë të ndershëm me qytetarët, deri tek referendumi. Ajo tha se ka mbështetjen e shoqërisë civile, por duhet të marrë edhe mbështetjen e presidentit Meta.

“Pati prezantime nga të gjitha forcat politike, si nga opozita parlamentare ashtu edhe nga opozita joparlamentare. Ishin propozime konkrete. Ne jemi vërtet të kënaqur që opozita jashtë mori pjesë në këtë tryezë.

Financimi 100% është një gjë që duhet parë me kujdes, sepse ne jetojmë në një shtet të varfër dhe është e padrejtë që qytetarët të paguajnë akoma më shumë taksa për të financuar partitë. Kjo është në kurriz të tyre.

Duhet të jemi më shumë realist dhe më të drejtë me qytetarët shqiptarë. Prandaj qëndrimi i opozitës paralamentare është i qartë. Ndryshimi i sistemit do zbuste rolin e kryetarëve të partive dhe do rriste demokracinë.

Ne do i mëshojmë fort faktit që ndryshimi i sistemit është ajo çka i duhet shqiptarëve dhe mendoj që është momenti historik për ta bërë këtë. Kemi mbështetjen e shoqërisë civile dhe do ta çojmë deri në Referendum. Do gjejmë të gjitha rrugët ligjore për ta bërë këtë. Jemi në bashkëbisedim me maxhorancën dhe po shohim si do të negociojmë. Nuk kemi asnjë kompleks për të bashkëpunuar me maxhorancën në këtë drejtim.

Pse jo edhe me mbështetjen e presidentit dhe faktorëve të tjerë politikë, do ta çojmë çështjen në Referendum’, tha Hajdari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here