I akuzuar për përdhunim, Suedia merr vendimin e prerë për bashkë-themeluesin e ‘Wikileaks’, Julian Assange

0
334

Prokurorët në Suedi kanë vendosur të ndërpresin hetimet, mbi një akuzë për përdhunim, të bërë kundër bashkë-themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, më 2010

Assange, i cili e mohon akuzën, ka shmangur ekstradimin për në Suedi, për shtatë vjet, pasi në vitin 2012 kërkoi strehim në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Australiani, 48 vjeçar, u dëbua nga ambasada në muajin prill dhe u arrestua nga policia britanike. Ai aktualisht po vuan dënimin prej 50 javësh, për shkelje të lirimit me kusht.

Assange po mbahet në burgun Belmarsh në Londër. Autoritetet amerikane e akuzojnë Assange-in për bashkëpunimin me analisten për inteligjencë ushtarake, Chelsea Manning për thyerje të fjalëkalimeve në mënyrë që të ketë qasje në kompjuterët qeveritarë me informacione të klasifikuara. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar ekstradimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here