Mëngjesin e sotëm KPK ka marrë një vendim të prerë ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Durrës, Arjan Balliu. Mësohet se KPK e ka shkarkuar Balliun pasi ai kaloi në ‘sitën’ e vettiungut.
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Durrës, Arjan Balliu u përball në seancën dëgjimore të 11 nëntorit me KPK për një raport negativ financiar, dyshimet për konflikti interesi, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë.
Edhe pse Arjan Balliu kundërshtoi gjetjet dhe kërkoi rivlerësim në të 3 shtyllat kryesore të “Vettingu’, sot Komisionin i Pavarur i Kualifikimit konstatoi shkeljet dhe si rrjedhojë vendosi ta shkarkonte nga detyra.