11-vjeçari Alvin Berisha i shoqëruar nga babai Afrim e familjarët e tij ka nisur vizitat mjekësore në spitalin e Lecco-s. Plaga në këmbë i ka krijuar vështirësi të dukshme në ecje e mjekët italianë po vlerësojnë një ndërhyrje kirurgjikale të specializuar.
Një ekip i specializuar mjekësh do të analizojë gjendjen shëndetësore të vogëlushit i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë një atentati në Siri ku humbi jetën nëna e tij Valbona së bashku me 2 fëmijë e partnerin e saj të ri.








































