Google search engine
Home Aktualitet Shembjet nisën me përplasje mes banorëve e policisë, Veliaj tregon pamjet: Si...

Shembjet nisën me përplasje mes banorëve e policisë, Veliaj tregon pamjet: Si do duket Unaza e Re. Nisim një shekull të ri modernizimi e infrastrukture për 100 vitet e ardhshme

0
517

Rifillimi i punës për ndërtimin e projektit të Unazës së Madhe, i ka hapur rrugën edhe zgjidhjes së një prej nyjeve më problematike për qarkullimin e automjeteve sikurse është rrethrrotullimi te sheshi “Shqiponja”. Kryetari I Bashkisë Erion Veliaj ka postuar në Facebook, projektin  se si do të transformohet sheshi “Shqiponja”, duke zgjidhur njëherë e mirë çështjen e qarkullimit të automjeteve për të gjithë automjetet që vijnë nga jugu dhe veriu. “Veç puna, jo fjalët, e nxjerrin Tiranën në dritë! Në finale do mbahen mend veprat, jo sherret e pengesat! Teksa përmbyllet shekulli i parë i Tiranës kryeqytet, bashkë me Qeverinë nisim një shekull të ri modernizimi e infrastrukture për 100 vitet e ardhshme! #Tirana100 #UnazaeRe”, shkruan Veliaj krahas videos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here