Google search engine
Home Politike Drejtesi Debat për Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi boton në fletoren zyrtare vendimet për dy...

Debat për Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi boton në fletoren zyrtare vendimet për dy anëtaret, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji

0
361

Vendimet për dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji janë botuar ditën e sotme në fletoren zyrtare.

Me botimin e dy anëtareve të miratuara nga Kuvendi, shkon në katër numri i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Emërimi i anëtarëve është shoqëraur me debate pas dekretit të lëshuar dje nga presidenti Ilir Meta për emërimin e Marsida Xhaferrllarit në vendin e Arta Vorpsit. Vorpsi ishte renditur e para sipas pikëzimit të KED-së dhe pas kalimit të afatit 30 ditor nga presidenti, ajo u emërua automatikisht.

Meta la të kuptohej dje se nuk do të organizojë ceremoni betimi për Vorpsin dhe kjo e fundit u betua sot te një notere.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here