Google search engine
Home Aktualitet Stuhi me shi dhe erë të fortë, rrëzohen shtylla të tensionit të...

Stuhi me shi dhe erë të fortë, rrëzohen shtylla të tensionit të lartë dhe pemë, prefekti apel të fortë për drejtuesit e mjetit: Evitoni Llogaranë, e pakalueshme!

0
315

Moti i keq ka paralizuar qarkullimin e mjeteve në rrugën e Llogarasë. Si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar shtylla të tensionit të lartë si dhe disa pemë.

Ndërkohë, prefekti i Qarkut vjen me një apel për drejtuesit e mjetit, ku u kërkon që të evitojnë qarkullimin në këtë aks si dhe të kontaktojnë policinë për çdo problematikë të mundshme.

Në të dy krahët e Llogorasë ka prani të forcave policore, të cilat kanë bllokuar rrugën për drejtuesit e mjeteve.

“Për shkak të stuhisë me shi dhe erë të fortë në Vlorë, ju bëjmë me dije se aksi rrugorë në Llogora është i pakalueshëm. Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezent dhe në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje. Lutemi që drejtuesit e mjeteve ta shmangin këtë aks nga të dy krahët, derisa të qetësohet situata dhe të bëhet pastrimi i rrugës nga pemët e thyera.

Llogara Situata

#FaleminderitPërMirëkuptimin! #PoliciaRrugoreNëGatishmëri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, moti i keq dhe erërat e forta kanë bërë që autoriteti portual në Vlorë të pezullojnë lundrimin e mjeteve, trageteve dhe anijeve të peshkimit. Po ashtu probleme janë krijuar dhe në zonën e Zvërnecit si dhe në Pyllin e Sodës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here