“Nëse nuk do të kishim informacione nga Shqipëria do të ishte e pamundur”, përfaqësuesi i Gjysmë Hënës Siriane bën paralajmërimin e fortë pas shpëtimit të Alvin Berishës: Jemi gati të…

0
352

Përfaqësuesi i Gjysmë Hënës Siriane që luajti një rol mjaft të rëndësishëm në operacionin për shpëtimin e Alvin Berishës tha se organizata ku bën pjesë është gati edhe për operacione të tjera shpëtimi të fëmijëve që ndodhen në kamp.

“Kontakti i parë ishte me përfaqësuesin e Kryqit të Kuq Italian. Shteti dhe populli sirian u treguan të gatshëm, por nuk ka qenë e thjeshtë. Nëse nuk do të kishim informacione të detajuara nga Shqipëria dhe Italia nuk do të ishim këtu, ky është simbol i bashkëpunimit humanitar mes Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës Siriane, jemi gati të ndihmojmë edhe në të ardhmen nën kërkesën e Presidentit të Kryqit të Kuq Italian”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here