Zbardhen emrat e të arrestuarve që grabitën 13 milionë lekë në postën e Krujës, Policia i gjen para dhe armë në banesa (Kush ishte koka i grupit dhe çfarë i tradhtoi)

0
530

Tre ditë pas grabitjes së postës, policia ka arrestuar gjashtë persona. Të arrestuar si autorë janë; Mark Caka, Gazmir Saka, Hysen Kica, Bujar Tafa dhe Andi Rexhepi (Paturri), ndërsa roja Besnik Parruca i prangosur pas grabitjes akuzohet për shpërdorim detyre.

Hajdutët mëngjesin e së hënës duke përfituar edhe nga fakti i ‘çuditshëm’ i ikjes së dritave në Krujë arritën të grabisnin postën. Gjatë kontrollit të banesave dhe makinave që lëviznin është sekuestruar një sasi lekësh që u grabitën, makina të vjedhura, armë dhe sende të tjera, që i përdornin për hapjen e kasafortave. Dëshmitë dhe gjurmët e gishtave kanë sjellë zbulimin e autorëve që solli më pas prangosjen.

Ata fillimisht janë shoqëruar duke u kërkuar informacion se ku ndodheshin natën e grabitjes dhe shpjegime për lekët e gjetura në makinë dhe armët, ndërsa janë ‘gozhduar’ nga gjurmët e gishtave që u janë gjetur. Operacioni është në vijim dhe mund të ketë edhe persona të tjerë të arrestuar. Personat e arrestuar janë të skeduar si kontigjent kriminal, në vjedhje apo kultivim kanabisi.

Andi Rexhepi (Paturri) është kreu i këtij grupi që realizoi grabitjen e Postës, ndërsa dyshohet se janë autorë edhe të disa vjedhjeve të banesave në Gjirin e Lalzit. Pjesëtarë të këtij grupi janë të akuzuar dhe në kërkim në Greqi për disa vjedhje.

Drejtori i Postës Shqiptare, Laert Duraj deklaroi dy ditë më parë se shuma që është grabitur në postën e Krujës është 13 mln lekë dhe 1500 euro. Ai tha se sistemi i sigurisë ka funksionuar, ndërsa përgjegjësinë për grabitjen e ka kompania e sigurisë, që do të paguajë deri në qindarkën e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here