Fati po i buzëqesh më në fund Alvin Berishës, 11-vjeçari fund po bashkohet me babain e tij. Ndërkohë është bërë publike edhe fotoja e parë e Alvin Berishës
Këshilltari i presidentit Ilir Kulla, ka publikuar të vetmen foto të Alvin Berishës sot në Damask të Sirisë. Alvini duket me një punonjës asistent te gjysmëhënës së kuqe, për shkak të jelekut të tij, dhe po ashtu Alvinit të vogël i kanë vendosur në kokë një kapele të tillë. Punonjësi diçka i tregon në celular.
Prej javësh babai i Alvinit me mbështetjen e gazetarëve italianë kërkoi djalin e tij që kishte ikur me të ëmën në Siri dhe e gjeti. Takimi mes tyre u transmetua në televizionet italiane e ndërkohë filluan përpjekjet për lirimin e tij, raporton neësbomb.al.
Gazetarët denoncuan mungesën e ndihmës dhe bashkëpunimit të ambasadës sonë në Turqi, në veçanti ambasadorit Gazheli.
Alvini sot pritet të niset drejt Italisë.