Publikohet lista, ja ish-të përndjekurit politikë që do marrin këstin e tretë, procedurat që duhet të ndiqen

0
524

Dalin emrat e ish-të përndjekurve politikë që përfitojnë dëmshpërblim financiar. Dje, Ministria e Financave ka publikuar listën e re me emrat e trashëgimtarëve të ish-të përndjekurve politikë nga regjimi komunist. Ndërkohë ministria njoftoi të gjithë përftuesit se kanë afat tre muaj për të sjellë dokumentet që u mungojnë, në mënyrë që të realizohet marrja e këstit të tretë të dëmshpërblimit të parashikuar nga ligji për ta. Pra, af ati i fundit për personat, të cilët kanë emrat në listë, është deri në datën 5 shkurt të vitit të ardhshëm. Më tej në njoftim listohen edhe dokumentet që duhet të posedojë çdo trashëgimtar për të përfituar shpërblim. Dokumentet që kërkohen sipas ligjit janë: dëshmi trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose kopje e njësuar noterizuar; autorizim me shkrim i lëshuar nga përfituesi për të përfituar dokumentet e nevojshme elektronike; certifikatë vdekje e ish-të dënuarit dhe certifikatë e trungut familjar, theksohet se certifikata e trungut nuk mund të zëvendësohet me certifikatë familjare. Gjithashtu, certifikata e vdekjes është kusht ligjor për shpërndarjen e dëmshpërblimit dhe nuk zëvendësohet me vendim gjykate që shpall të vdekur individin. Në njoftimin e MFE sqarohet se certifikatat do të aksesohen dhe printohen nga ana e Drejtorisë së Pagesave të Dëmshpërblimeve nëpërmjet portalit të shërbimeve publike elektronike e-albania, brenda kuadrit të shërbimeve që disponon e-albania. Ndërsa për ato shërbime të cilat nuk aksesohen dot nëpërmjet portalit elektronik të shërbimeve publike do t’i kërkohen subjekteve përfituese për t’i dërguar.

Kujdesi me llogaritë bankare dhe dokumentet

Ndër të tjera në njoftim bëhet e qartë se çdo trashëgimtar ose person i autorizuar me prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit duhet të hapë numrin e llogarisë bankare në lekë (IBAN). Llogaritë duhet të hapen në njërën nga bankat e nivelit të dytë që ushtron veprimtarin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Në sqarim të kësaj çështje në njoftim thuhet se duhet patjetër një dokument identiteti (kopje ID-je ose Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit. Ndërsa për rastet kur një trashëgimtar i radhës së parë, të ish të dënuarit politik, nuk jeton, për të tërhequr dëmshpërblimin, trashëgimtarët e radhës së dytë, fëmijët e tij duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, të gjithë dokumentet për trashëgimtarin e radhës së parë që nuk jeton. Kur një trashëgimtar i radhës së dytë nuk jeton, e drejta e tyre për dëmshpërblim nuk vazhdon më tej. Nga ana tjetër, nëse nuk ka një përfaqësues me prokurë, procesi ndërlikohet edhe më tepër, pasi duhet që për në ndarjen e çdo pagese të gjithë përfituesit e radhës së parë dhe të dytë që kanë aplikuar, të kenë bërë dorëzimin e dokumenteve. Në të kundërt, dosja mbetet e bllokuar. Është pikërisht kjo një ndër arsyet, krahas pamjaftueshmërisë së fondit, ajo që ka sjellë ngadalësim të procesit për këtë kategori. Ndërsa, për ato raste kur bëhet ndryshim i identitetit, emër/mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile. Në rast të kundërt trashëgimtari nuk do të njihet si i tillë dhe nuk do të përfitojëdëmshpërblim.

Ja lista e emrave që do marrin këstin e tretë

Nefail Ibrahim Talo

Sale Hasan Talo

Kades Nefail Lako(Talo)

Agim Nefail Talo

Nizami Nefail Talo

Zydi Nefail Talo

Verore Nefail Mullaj(Talo)

Ylver Nefail Talo

Hider Rrahman Cani

Rrahman Hider Cami

Zabit Hider Cami

Shukrie Hider Dema

Lule Hider Kaja

Sazan Hider Cami

Gani Hider Cami

Kujtim Sefedin Asimetaj

Lutfie Haxhi Asimetaj

Bedri Kujtim Asimetaj

Fize Kujtim Shehu

Vojsava Kujtim Alibeaj

Hajrie Kujtim Cobaj

Cerciz Kujtim Asimetaj

Shadie Kujtim Begaj

Veseka Kujtim Cifliku

Qazim Emrulla Burimi

Pellumbesha Xhezo Burimi

Edmond Qazim Burimi

Shpetim Qazim Burimi

Mimoza Qazim Maçi

Idris Ferko

Zyhra Ferko

Hektor Idriz Ferko

Vexhi Idriz Ferko

Koci Idriz Ferko

Dallendyshe Idriz Hatija

Ganime Idriz Ismailaj

Shyqyrie Nazmi Shehu

Naile Nazmi Hidri

Rexhep Nazmi Shehu

Artan Nizami Talo

Dorjan Nizami Talo

Vjollca Ylver Terolli(Talo)

Yllson Ylver Talo

Ilir Rrahman Cami

Arben Rrahman Cami

Lindita Rrahman Cami

Ajet Rrahman Cami

Vilson Zabit Cami

Hider Zabit Cami

Festime Zabit Cami

Perparim Zabit Cami

Indrit Zabit Cami

Hysen Hazis Dema

Melia Hazis Reçi

Harun Hazis Dema

Fatos Hazis Dema

Engjell Hazis Dema

Elton Ferdinand Shehu

Estiljano Ferdinand Shehu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here