11-vjeçari Alvin Berisha ditën e djeshme është larguar nga kampi Al Hol i luftëtarëve të ISIS në Siri. Ai tani ndodhet në Damask dhe po pritet të kthehet në Itali ku ndodhen babai i tij, Afrim Berisha dhe dy motrat.
Intervista e Afrim Berishës për Report tv:
Kur do të kthehet në Itali?
Akoma nuk informacion se kur do të vijë, por fëmija është. Tani presim të sqarojmë çfarë dite, pasi është rrugë e largët, Damask, Libi.
Ju ku duhet të prisni?
Unë do të pres në Itali. Jam në pritje kur do të vijë avioni
Kur e kanë nxjerrë nga kampi?
Alvini ka dalë dje nga kampi
Kur e keni marrë vesh?
Dje paradite nga ora 10:00-11:00. Kam kontaktet me ata që kanë shkuar
Kush u ka njoftuar?
Kam kontakte, kryqi i kuq dhe gjysmë hëna e kuqe
Ku ka qëndruar gjatë kësaj dite?
Dje e ka lënë kampin dhe kanë udhëtuar me makinë, gjatë gjithë lëvizjes kam pasur kontakte me djalin
A ke folur me djalin?
Po, shumë shpesh, vazhdimisht. Nuk i njeh njerëzit, kishte frikë ku do e çonin. I thashë, mos ke frikë se ata janë shokët e babait, jam këtu afër duke të pritur. Edhe një doktoreshë e Kryqit të Kuq ka qenë vazhdimisht me atë.
Është mirë besoj?
Po, shumë mirë. Kur i thashë se janë shokët e babait dhe se nuk ndodh asgjë, por do të sjellin te babai që jam shumë afër. Unë kam pasur kontakte, kam tre vite në Itali. Që 5 vite që merren, shumë faleminderit nga kryeministri, zoti Lleshaj më ka marrë mbrëmë ma konfirmoi, më solli foton. E kisha që nga ora 10:00. Faleminderit të gjithëve, ishalla më vjen djali sa më shpejt dhe fëmijët që ndodhen atje.
A i keni humbur shpresat ndonjë?
Unë kam luftuar gjithmonë, e kam ndjekur ku ka qenë, se është gjallë, ku është plagosur. Kam shkuar. Në Siri kam qenë…Shpresën nuk e kam humbur asnjëherë, gjallë a vdekur djalin do e marrë.
Çfarë është gjëja e parë që të shkon?
Do të merrem me të atë, do ta çoj në spital dhe të gjitha, do ta kontrolloj vazhdimisht, këmbën e ka të plagosur.
Ka përveç Alvinit, a edhe fëmijë të tjerë atje, cili është mesazhi juaj?
Unë gjithsesi do të ndihmoj edhe fëmijët e tjerë.








































