Një koleksion i rrallë “vezësh të akullta” është zbuluar së fundmi në Finlandë, një fenomen për të cilin ekspertët thonë se ndodh në kushte shumë specifike të motit. Risto Mattila, i cili fotografoi vezët, tha se po shëtisnin me gruan e tij në plazhin e ishullit Hailuoto kur panë topat e akullt që mbulonin rreth 30-metra bregdet. “Vezët më të mëdha ishin sa një top futbolli. Ishte një pamje e mrekullueshme. Unë uk e kisha parë kurrë këtë”.Specialisti i metereologjisë Jouni Vainio, tha se ky është një fenomen i rrallë, por mund të ndodhë një herë në vit në kushtet e duhura të motit. “Duhet të kemi temperaturën e duhur të ajrit (nën zero, por vetëm pak), temperaturën e duhur të ujit (pka më larg se ngrirja), dhe një breg të cekët e me rërë”, tha ai. “Duhet gjithashtu një diçka që të shërbejë si bërthame. Kjo bërthamë nis të mbledhë akull rreth vetes teksa lëviz nëpër plazh para e prapa. Topi i vogël lëviz, ngrin e lagët duke u bërë gjithnjë e më i madh”, shton eksperti, duke thënë se vjeshta është koha më e përshtatshme për të parë fenomenin, pasi akulli nis të formohet mbi sipërfaqe të ujit dhe krijon një shkumë kur lëvizet nga valët. “Duhet falënderuar fotografuesi që ndau pamjet dhe vëzhgimin e tij teksa tani e gjithë bota mund të shikojë fenomenin që shumë prej nesh nuk do të mund të shihnim kurrë”.
