Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale detaje nga operacioni i shpëtimit të Alvin Berishës dhe transferimit të tij drejt Italisë. Ministri Sandër Lleshaj ka shkuar personalisht për të garantuar daljen nga kampi të vogëlushit shqiptar, por sipas kryeministrit Rama ky nuk do të jetë rasti i fundit, pasi do të punohet për të gjithë ata fëmijë dhe ato gra që mbahen peng në kampin-burg.
Postimi i plotë:
ALVINI PO KTHEHET NË SHTËPI–
• Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentat e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë–
• Një falenderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane———-
• Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm–
• Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin…
