Drithëruese/ Ushtaraku shqiptar kthehet nga misioni në Afganistan dhe i bën surprizën e madhe nënës, reagimi i saj kur sheh të birin i përlot të gjithë (VIDEO)

0
390

Ankthi dhe malli i një nëne që e ka djalin në luftë është aq i madh saqë nuk ka fjalë që të përshkruhet dhe vetëm momenti i takimit shuan gjithë frikërat që e shoqërojnë atë gjatë largësisë mes tyre.

Mirëpo Shkëlqim Hoxha, ushtar që ishte në Afganistan mendoi që kthimin në atdhe ta bënte në formë surprizë, e për këtë ai nuk i tha gjë nënës së tij, por vendosi që të shkonte tek puna e saj.

Teksa pa të birin me rroba ushtarake, ajo harroi çdo gjë dhe me lot në sy u hodh në krah të tij, duke e përfaqur dhe duke shpërthyer në lot.

“E keni parasysh mallin dhe merakun e nënës për birin e saj? Imagjinojeni kur ai është ushtarak dhe ka shkuar të shërbejë në Afganistan. Ushtari i III Shkëlqim Hoxha nga batalioni i II i këmbësorisë, i cili është kthyer nga misioni në Herat i ka bërë këtë surprizë nënës së tij ditën e kthimit nga misioni.”-shkruan ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka publikuar videon në profilin e saj në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here