Google search engine
Home Politike BBC: Gabimi historik i BE për të mos hapur negociatat me Shqipërinë...

BBC: Gabimi historik i BE për të mos hapur negociatat me Shqipërinë i ka zhgënjyer të gjithë, po i lihet rrugë e lirë Rusisë

0
286

Bllokimi i negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut i ka zhgënjyer të gjithë. Shumë shtete të cilat ishin pro hapjes së negociatave për të dy vendet kanë kritikuar ashpër BE dhe kryesisht Francën, e cila bllokoi procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian në deklarata e tyre kanë përmendur se ky gabim i Këshillit mund të hapte rrugën për rritjen e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor, si edhe kanë shtuar se Ballkani është pjesë e Europës dhe si i tillë e ka vendin vetëm në BE. Ftesa nga Bashkimi Ekonomik Euroaziatik bëri që të shpërthejnë edhe njëherë presionet ndaj BE që të hapë sa më parë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një shkrim për integrimin europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ia ka kushtuar dhe prestigjiozja BBC. Ajo shkruan se konfuzioni i BE-së ka dërguar një mesazh të zymtë në të gjithë Ballkanin, jo vetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe për Serbinë dhe Malin e Zi, e për më tepër për Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën. “Në Shqipëri dhe Maqedoni askush nuk pretendonte se dy vendet do të bëheshin menjëherë anëtarë të Unionit, por të gjithë ishin të përgatitur për çeljen e negociatave. Në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Zaev, përballë një opozite të kënaqur nga moshapja e negociatave, po përballet me një sfidë të re, të bindë votuesit që kursi i vetëm i vendit është BE shkatërruese për rininë ballkanike”, ka shkruar BBC. Sipas BBC, për Rusinë ky është një oportunitet i madh. Ekziston frika se disa vende, pa u shqetësuar shumë për implikimet, mund të shohin si zgjidhje, nënshkrimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik të mbizotëruar nga Rusia (EAEU). Sipas BBC, për sa kohë që Emmanuel Macron është presidenti i Francës, është e vështirë të thuhet se kur do të fillojë hapja e negociatave me vendet e Ballkanit. BBC përmend deklaratën e Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i cili e quajti veton franceze “një gabim historik”, duke paralajmëruar se do të dëmtonte seriozisht ndikimin e BE-së në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here