Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Ardi Veliu bën lëvizjen e fundit për hetimin që ka nisur

0
437

Dy ditë pas ngjarjes në të cilën mbeti i plagosur prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka mbledhur në Policinë e Tiranës strukturat drejtuese dhe grupin hetimor.

Mësohet se Veliu ka kërkuar informacion në lidhje me ecurinë e deritanishme të punës për zbardhjen e të gjitha provave në dy automjetet e ngjarjes në fjalë dhe punën për identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Puna për identifikimin e autorëve po vijon nga prokurorët Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj, në sinkron me Policinë e Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here