Google search engine
Home Politike A do ta marr përsëri drejtimin e LSI-së? Ilir Meta jep përgjigjen...

A do ta marr përsëri drejtimin e LSI-së? Ilir Meta jep përgjigjen e papritur

0
394

Presidenti Ilir Meta duke u përpjekur të kamuflonte frikën e shkarkimit shprehet se ai do të qëndrojë në këtë post derisa atij t’i përfundojë mandati.

Mirëpo i pyetur nga Mapo, nëse mendon të marrë prapë në dorë drejtimin e LSI-së Meta tha: Më pëlqen shumë një thënie e Felipe Gonzales: “E ardhmja nuk është më ajo që ishte”.

Kreu i shtetit nuk kurseu në këtë intervistë as kritikat për opozitën.

“Qëndrimet e mia kanë qenë të qarta për të dyja palët të cilat krijuan këtë situatë absurde dhe krizë artificiale në të cilën ndodhet vendi. Në vlerësimin tim, opozita nuk duhet të kishte ndjekur rrugën e largimit dhe delegjitimimit të institucioneve, por duhet të bënte çdo gjë për të mos lejuar kapjen dhe uzurpimin e institucioneve.

Kam qenë gjithnjë i qartë që opozita të mos kishte qasjen e delegjitimimit dhe shumica atë të uzurpimit, qasje që nuk kanë asnjë pikë takimi, por të gjenin rrugën e dialogut politik në interes të integrimit të vendit.

Rezoluta e Bundestagut është pika e referimit për zgjidhjen e krizës në vend dhe integrimin në Bashkimin Europian. Ajo është platforma më e mirë për daljen e vendit nga kriza dhe arritjen e reformave për një anëtarësim sa më të shpejtë të vendit në BE”, theksoi ai, teksa deklaroi se nuk ka frikë nga krijimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Të gjithë e kanë të qartë se kujt i ka interesuar asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Frika u përket frikacakëve. Kjo nuk ka lidhje me Presidentin, pasi të gjithë e dinë se ai nuk i përket kësaj kategorie”, tha Meta.

Presidenti gjithashtu tha se për një politikan është mjaft “kur ai ka frikë dhe tmerr nga vota e lirë e qytetarëve të tij”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here