Google search engine
Home Politike U tregoi gishtin e mesit, gratë e Astirit i futen në mes...

U tregoi gishtin e mesit, gratë e Astirit i futen në mes të konferencës ambasadorit të OSBE, pas incidentit reagon menjëherë Bernd Borchardt: Vajzat të nxirren jashtë

0
374

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchard është përballur sot me një të papritur teksa merrte pjesë në një konferencë ku fliste për lirinë e medias. Gratë të Astirit i janë futur në mes të konferencës dhe me pankarta kanë protestuar kundër ambasadorit.

Ambasadori i OSBE-së ka folur menjëherë pas incidentit të ndodhur në forumin e pestë të medias, ku pesë vajza hynë me pankarta në duar duke protestuar kundër Borchardt, i cili i nxori gishtin e mesit disa ditë më parë banorëve të Astirit.

Ambasadori i OSBE-së tha se e shpërfill këtë veprim, ndërsa foli për mbështetjen e tij për gazetarët.

“Do t’i injoroj”, tha ai dhe vazhdoi fjalën, ndërsa kërkoi që vajzat të nxirren jashtë. Në fund të fjalës Borchardt kërkoi ndjesë për incidentin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here