Pse udhëtonte me shofer prokurori që iu bë atentat? Gazetarja Klodiana Lala zbulon detajet e forta për Arjan Ndojin

0
330

“Zyrtarisht janë drejtuesit e prokurorive që kanë shoferë dhe që u vihet në dispozicion një automjet. Apo dhe prokurorëve që merren në mbrojtje për shkak të proceseve gjyqësore”. Kështu deklaron gazetarja Klodiana Lala nga vendi i ngjarjes ku ndodhi atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

Lala tha se nuk ka informacion zyrtar nëse prokurori ka qenë në mbrojtje policore, ndërsa shtoi se nuk përbën shkelje ligjore nëse shoferin e paguan nga të ardhurat personale apo familjare.

“Në rastin konkret s’mund të them me siguri (për çështjen e shoferit). Nuk ka informacion zyrtar nëse ai ka qenë në mbrojtje. Nëse ka mundësi financiare për shofer, kjo nuk është e ndaluar me ligj”, tha Lala.

Kujtojmë se nga atentati që ndodhi pasditen e sotme në mbikalimin e Shkozetit u plagos përveç Ndojit dhe shoferi i tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho, i njohur si Landi Muharremi. Ky i fundit i cilësuar si ‘i forti’ i Sukthit. Andi Maloku ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të plumbave që ka marrë në shtyllën kurrizore. Aktualisht ai po merr mjekim në spitalin e Traumës, ndërsa Ndoj dhe Muharremi janë jashtë rrezikut për jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here