30-vjeçari, Andi Maloku, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, rezulton të jetë ish-punonjës policie në Komisariatin e Krujës.
Maloku ka shërbyer si shofer i prokurorit Arjan Ndoja që nga koha kur ky i fundit është emëruar drejtues i prokurorisë së Durrësit nga ish-kryeprokurorja Ina Rama. Pas largimit të tij si drejtues i prokurorisë së Durrësit, Maloku ka vijuar të jetë shofer i prokurorit Ndoja. Më pas ai ka dhënë doreheqjen nga policia dhe ka vijuar punën me prokurorin Ndoja si shofer, raporton ekskluzivisht gazetari Elton Qyno.