Takimi zyrtar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis që pati në qendër diskutimin e çështjeve të ‘nxehta’ me dy vendeve, sipas qeverisë shqiptare ka rezultuar mjaft i suksesshëm.
Pas takimit të shumëpërfolur me homologun grek, Rama menjëherë sapo u kthye në vend bëri një lëvizje të Qeveria shqiptare me një VKM të re, ka shkrirë grupin negociator të ngritur në Ministrinë e Jashtme, duke reduktuar pjesëmarrësit dhe duke ulur nivelin e përfaqësimit politik të tij.
Ndryshe nga komisioni i deritanishëm, që përbëhej nga ministrat, komisioni i ri do të përbëhet nga zëvendësministrat.
Dhe ndryshimi i dytë është numri i anëtarëve.
Nëse, komisioni i mëparshëm përbëhej nga 13 anëtarë, komisioni i ri do të jetë me 7 anëtarë. Komisioni tashmë përbëhet nga 7 zëvendësministra. Ndërkaq, kryetar i Komisionit u vendos zëvendësministri për Punët e Jashtme, por nuk cilësohet se cili prej tyre do të drejtojë komisionin, duke qenë se aktualisht janë dy të tillë, Sokol Dedja dhe Etjen Xhafaj.
VKM-ja:
“Vendim për përbërjen dhe funksionimin e komisionit të posaçëm për administrimin e ujërave ndërkufitare
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 8, dhe të pikës 2, të nenit 22, të ligjit nr.111/2012, “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1.Përbërja e Komisionit të Posaçëm për Administrimin e Ujërave Ndërkufitare (në vijim, Komisioni) është, si më poshtë vijon:
⦁Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për punët e jashtme, kryetar;
⦁Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për punët e brendshme, anëtar;
⦁Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për mjedisin, anëtar;
⦁Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizimet, anëtar;
⦁Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për energjinë, anëtar;
⦁Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për peshkimin, ujitjen dhe kullimin, anëtar;
⦁Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për mbrojtjen, anëtar.