Gazetari Artan Hoxha ka identifikuar tre kategori të trafikut të klandestinëve nga grupet shqiptare ndërsa ka treguar dhe linjën ekstreme që ndiqet.
Hoxha i cili tha se dhe ai në të shkuarën ka shkuar ilegalisht si emigrant.
“Shqiptarët në këto 30 vite, duke më përfshirë edhe mua ilegalisht kam ikur për shkak të kushteve të jetesës, varfërisë, për një të ardhme më të mirë. Kuksianët fillimisht përdornin dokumente të ish-Jugosllavisë. Ky lloj trafiku organizohet kështu, nëse ke ndërmend të ikësh nuk lodhesh fare, pasi janë si agjencitë turistike, ‘Travel’ por nuk e shënojnë, por dihet se kush con njerëz në Londër. Trafiku i klandestinëve ndërthuret me atë të narkotikëve, pasi më pas për të shlyer shumën që paguajnë 15 apo 17 mijë paund për të shkuar, atje punojnë në plantacionet me kanabis me llampa brenda banesave. Ata i fusin në kamionë të mbyllur, pasi nuk ka rrugë tjetër,” tha Artan Hoxha.