Zbardhet kërkesa për dosjen e plotë nga Greqia/ Pasi PD-ja i kërkoi që të vepronte, KQZ merr vendimin e parë lidhur me Agim Kajmakun

0
327

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi dje zyrtarisht shqyrtimin e përgjigjes së mbërritur nga Prokuroria e Përgjithshme për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Përgjigjja e Prokurorisë së Përgjithshme për Kajmakun u është shpërndarë të 5 anëtarëve të KQZ-së për të shqyrtuar aktet. 

Pas kërkesës së Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i cili kërkoi në emër të PD që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i heqë mandatin kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, KQZ merr vendimin e parë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet më datë 1 nëntor, ora 10:00 për të shqyrtuar verifikimet e prokurorisë për Kajmakun.

Prokuroria e Përgjithshme konfirmon se Agim Kajmaku është i njëjti person me Jorgo Toton, ndaj të cilit, në Greqi, në Gjykatën e Janinës ka pasur një procedim penal për përdorim dhe shpërndarje të parave të falsifikuara.

Megjithatë, sipas organit të akuzës, nga hetimet e kryera rezulton se më datë 13.09.2019 ka një vendim pafajësie ndaj Kajmakut. Bazuar në vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme të dërguar në KQZ, pafajësia e tij e bën që Kajmaku të mos jetë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës së kryetarit të Bashkisë së Vorës. “Subjekti deklarues Agim Ymer Kajmaku, me funksion kryetar i Bashkisë Vorë, nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit Nr. 138/2015 ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose që ushtrojnë funksione publike’, thuhet në dokumentin e Prokurorisë. Por kryebashkiaku i ri i Vorës, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, rrezikon të penalizohet për faktin se nuk ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit që ka qenë në hetim apo i arrestuar ndonjëherë. Subjekti Agim Kajmaku përfshihet në përcaktimet e pikës 3 germa ‘ç’, kreu III i vendimit nr. 17/2016 i Kuvendit të Shqipërisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here