Google search engine
Home Politike Rama takon homologun grek: Politika të mos fusë hundët në bashkëjetesën mes...

Rama takon homologun grek: Politika të mos fusë hundët në bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe grekëve, të zgjidhim çështjen e detit

0
293

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun grek Kiriakos Micotakis. Pjesë në takim, ishte edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku bashkë me ambasadoren shqiptare në Athinë, Adriana Hobdari. Në takimin që zgjati 60 minuta, fokusi i bisedës ka qenë minoriteti grek në Shqipëri, marrëveshja e pafinalizuar e detit dhe rritja e bashkëpunimit dhe investimeve. Sipas njoftimit zyrtar të kryeministrit grek, ky i fundit theksoi se Greqia mbështet perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për sa kohë këto vende përmbushën të gjitha kërkesat për anëtarësim. “Më tej, ai mirëpriti angazhimin e palës shqiptare për të vazhduar punën me çështjet e pronave dhe të vetëdeklarimit/censusit, të cilat janë shqetësime për minoritetin grek në Shqipëri. Veç kësaj, kryeministri grek theksoi se marrëveshja bilaterale për njohjen e ndërsjelltë të patentave do të kalojë së shpejti për miratim në Parlamentin grek. Kryeministri i Shqipërisë ftoi kryeministrin e Greqisë për të vizituar Shqipërinë në të ardhmen e afërt, ftesë të cilën ai e pranoi”, shkruhet në njoftimin zyrtar.

Intervista e Ramës
Kryeministri Rama, pas takimit me homologun grek dha një intervistë për median greke “Euroneës”, ku u shpreh se ka një shpresë për një konsensus me qeverinë aktuale greke për çështjen e kufijve detarë, ndërsa nuk la pa përmendur negociatat që ka bërë Shqipëria me qeverinë e mëparshme greke. Ndërsa, duke u ndalur te minoriteti grek, Rama tha se Shqipëria është shembull respekti për pakicat, ndërsa theksoi se problemet që kanë patur grekët, kanë qenë të përbashkëta me shqiptarët. “Shqipëria është një shembull i ndritshëm i respektit për të gjitha pakicat dhe për grekët, të cilët kanë jetuar atje për shumë vite, në të njëjtat kushte si shqiptarët. Po, kur ka probleme, ato janë të njëjta për të gjithë, jo për një pakicë apo tjetrën. Pra, këto janë marrëzi. Për sa i përket ligjit, ne kemi punuar për një kohë të gjatë për të zgjidhur çështjet e pronave, shumë të komplikuara pas rënies së komunizmit, kur regjimi që lejonte asnjë pronë të rrëzohej dhe shumë gjëra shkuan keq”, deklaroi kreu i qeverisë, ndërsa shtoi se ajo që po përpiqet të bëjë, është të riformulojmë disa nga legjislacionet ekzistuese për të mirën e të gjithëve. Rama shton se do të luftojmë një sistem korrupsioni që derdh gjakun e njerëzve për pronat e tyre, duke theksuar se nuk ka të bëjë vetëm me pakicën greke, por të gjithë. Rama, nuk shpëtoi pa u pyetur për vrasjen e minoritarit në Bularat të Gjirokastrës, Konstantinos Katsifas. Ai u pyet nëse vdekja e Katsifas mund të çojë në konflikt të vazhdueshëm midis komunitetit grek dhe shqiptar. “Kam besuar se dikush që drejton botën duke mbajtur një armë dhe duke kërcënuar jetën e njerëzve është i rrezikshëm. Unë nuk mendoj. Besoj se historia e të dy komuniteteve tregon që nëse politika nuk ndërhyn apo axhendat e ndryshme politike janë një. Prandaj nuk ka ndarje ose urrejtje në zemrat e komuniteteve ku shqiptarët dhe grekët kanë jetuar së bashku për shumë vite. Ata janë një shembull i ndritshëm se si politika duhet të merret me faktin se ne jemi fqinjë dhe sa “të mallkuar” jemi për të jetuar sëbashku dhe ta duam njëri-tjetrin. Nëse politika nuk fut hundët në interesat e vendit dhe përpiqet të fitojë mbështetje duke ushqyer urrejtje, asgjë e keqe nuk mund të ndodhë”, u shpreh Rama.

Ornela ÇELPICA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here