Google search engine
Home Politike Pasi iu përgjigj ashpër Lulzim Bashës, PD nxjerr fotot e Elisa Spiropalit...

Pasi iu përgjigj ashpër Lulzim Bashës, PD nxjerr fotot e Elisa Spiropalit dhe hedh akuzat e rënda: Nga sarajet, veshjet mijëra euro, pushimet e luksit…

0
332

Ndërkohë që opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, qeveria është e vendosur që të mbyllë mandatin e  saj të dytë deri në fund.

Në një reagim ndaj deklaratës së Bashës, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali thotë se Basha duhet të presë zgjedhjet e radhës për tu rikthyer në pushtet.

Por një përgjigje e menjëhershme ka ardhur nga Partia Demokratike për Spiropalin.

Ina Zhupa shprehet se shqiptarët për Elisën, janë Kajmaku, Pjetri, Dako dhe Doshi që janë në listën e zezë të SHBA-së.

Spiropali shkruan:

“Spiropali duhet te dilte sot dhe tu tregonte shqiptareve pse Edi Rama nuk lejon shkarkimin dhe venien para drejtesise se Agim Kajmakut.

Edhe pse te gjithe e dine pergjigjen teper te thjesht: Edi Rama e ka lidhur fatin e tij dhe te qeverise me krimin jo me qytetaret. Pa krimin e parate e vjedhura nga qytetaret Edi Rama nuk mban dhe nuk merr dot pushtet.

Prandaj nuk i leshon kriminelet, prandaj nuk i ve para drejtesise ata qe si ty i shkaktuan dem buxhetit miliona euro, apo ata qe u kapen duke blere vota. Nga sarajet, veshjet mijera eurosh, pushimet e lluksit nuk mund ti kuptoj 290 mije shqiptaret qe nuk sigurojne dot buken e gojes Elisa Spiropali.

Shqiptaret per Elisen, jane Kajmaku, Pjetri, Dako dhe Doshi qe jane ne listen e zeze te SHBA e gjithfare krimineli perdhunuesi e trafikanti qe veshen me pushtet.

Ata e dine qe me zgjedhje te lira dhe te ndershme jane te humbur prandaj jane gati te bejne gjithcka per tu mohuar shqiptareve voten e lire!”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here