Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu doli sot para togave të zeza për rivlerësimin e masës së sigurisë.
Balliu ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila caktoi masën ‘ detyrim paraqitje’ ndërsa apeli vendosi ta lërë në fuqi masën detyrim paraqitje.
“Nëse nuk ka prova, me duket shumë e çuditshme. Policia ka kthyer përgjigje, çfarë provash do më shumë gjykata. Ato duhet t’i paraqiste prokuroria. Banorët kanë për detyrë që ta njoftojnë. Gjykata nuk i ka marrë parasysh këto. Fakti është që këto gjykata nuk duan protesta. Pse nuk arrestohet Agim Kajmaku. Po për Saimir Tahirin pse e kthyen detyrim paraqitje. Kjo fakton që shtetit ka rënë. Kapet dhe arrestohen ato që vidhen dhe ato që vjedhin. Si mund të dalë gjykata dhe të thotë nuk e keni njoftuar policinë.”- u shpreh Balliu.