Google search engine
Home Bota Rusia me rezerva, kërkon të dëshmohet vrasja e al-Baghdadit

Rusia me rezerva, kërkon të dëshmohet vrasja e al-Baghdadit

0
376

Kremlini tha të hënën se presidenti amerikan, Donald Trump, do ta ketë bërë një kontribut të madh në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, nëse është e vërtetë deklarata e Shteteve të Bashkuara se lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, është vrarë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk pranoi të përgjigjet në pyetjen nëse Shtetet e Bashkuara e kanë informuar Rusinë paraprakisht për këtë operacion dhe nuk dha hollësi të tjera.

 Megjithatë, ai tha para gazetarëve se ushtria ruse i ka vërejtur aeroplanët dhe dronët amerikanë në zonën ku Uashingtoni tha se është kryer operacioni. “Nëse të dhënat janë të vërtetuara, mund të flasim për një kontribut serioz të presidentit të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar”, tha Peskov. Sidoqoftë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë hodhi dyshime për deklaratën e Shteteve të Bashkuara, duke thënë përmes një deklarate se nuk ka ndonjë të dhënë të besueshme për operacionin amerikan dhe i përmendi katër arsye pse versioni amerikan i ngjarjeve duket i dyshimtë. “Rritja e numrit të pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë në operacion dhe shtetet që besohet se morën pjesë në të, secila me hollësi tërësisht kundërthënëse, shtron pyetje dhe dyshime për atë se a ka ndodhur ky operacion dhe veçanërisht se sa i suksesshëm ka qenë”, tha ministria ruse. Ndryshe nga Kremlini, kjo qeveri nuk e vlerësoi shumë rëndësinë e Baghdadit, duke thënë se, nëse vdekja e tij vërtetohet, ajo nuk do të kishte rëndësi operacionale në situatën në Siri apo për aksionet e militantëve të mbetur në rajonin sirian të Idlib

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here