Google search engine
Home Politike Spartak Ngjela paralajmëron ndryshimin e madh: Më në fund, erdhi një shqiptar...

Spartak Ngjela paralajmëron ndryshimin e madh: Më në fund, erdhi një shqiptar në krye i cili do të hyjë në historinë e Shqipërisë

0
370

Avokati Spartak Ngjela shprehet se i gjithë korrupsioni shtetëror shqiptar është kundër interesit kombëtar.

Sipas tij Albin Kurti, kryeministri i ri i Republikës Shqiptare të Kosovës nëse merret realisht kërkesën juridike për dëmshpërblimin serb ndaj Kosovës, do të hyjë në historinë e Shqipërisë.

Spartak Ngjela shkruan:

“Më në fund, erdhi një shqiptar në krye i cilin po iu kërkon dëmshpërblimin dhunuesëve historikë të shqiptarëve. Ky është Albin Kurti, kryeministri i ri i Republikes Shqiptare të Kosovës.

Zjarri dhe genocidi serb kundër shqiptarëve të Kosovës erdhi më në fund përballë dëmshpërblimit për luftën e fundit dhe genocidin antishqiptar në Kosovë.

Janë 200 vjet beteja me egërsinë serbe dhe egërsinë greke, me të cilën janë ndeshur shqiptarët.
Shqiptarët kanë mbijetuar nga heroika e tyre, sepse kanë qenë të vetëm.
Tanimë jo: tani shqiptarët kanë mbrojtjen e qëndrës së qytetërimit aktual botëror.

Por, dy janë pikat më të prekshme në këtë rrjedhë historike genocidiale: genocidi antishqiptar kundrejt çamëve të Epirit, në vitin 1944, dhe genocidi antishqiptar kundrejt shqiptarëve të Kosovës, në vitin 1998-1999.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëse e stipulon realisht kërkesën juridike për dëmshpërblimin serb ndaj Kosovës, do të hyjë në historinë e Shqipërisë si i pari kryeministër shqiptar që ka si pikësynim historik ngritjen e dinjitetit edhe personalitetit të popullit shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Por, a do ta nxjerrë dot edhe Shqipëria kryeministrin e saj të parë, i cili duhet të stipulojë kërkesën juridike kundër Greqisë për genocidin vrastar antiçam në Epirin shqiptar?

Kjo pritet për t’u parë pas perfundimit të Reformës në Drejtësi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Sepse sot, i gjithë korrupsioni shtetëror shqiptar është kundër interesit kombëtar.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here