Google search engine
Home Politike “Jemi të zhgënjyer me dështimin e vendeve anëtare të BE-së për të...

“Jemi të zhgënjyer me dështimin e vendeve anëtare të BE-së për të miratuar hapjen e negociatave”, zyrtari i lartë amerikan paralajmëron: Krijon një boshllëk që Rusia dhe Kina janë të gatshme ta mbushin!

0
359

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit shprehu zhgënjimin për mos-hapjen e negociatave nga Bashkimi Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ne jemi thellësisht të zhgënjyer me dështimin e vendeve anëtare të BE-së për të miratuar hapjen e negociatave për anëtarësimin e me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë javën e kaluar në Bruksel. Megjithëse ne nuk jemi anëtarë të BE-së, jemi dakord me vlerësimin e Komisionit Evropian se të dyja vendet kanë bërë përparim të konsiderueshëm në reforma”, tha i dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer.

Zyrtari i lartë amerikan tha se ky vendim dërgon sinjalin tek vendet e tjera se dera për ne BE është mbyllur, rrezikon gërryerjen e besueshmërisë së BE-së dhe krijon një boshllëk udhëheqjeje që Rusia, Kina dhe të tjerë janë mëse të gatshëm ta mbushin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here