Google search engine
Home Bota Rajoni Diplomati dhe analisti i njohur: Hera e parë që ndodh, Rusia dislokon...

Diplomati dhe analisti i njohur: Hera e parë që ndodh, Rusia dislokon raketat në Serbi, në Tiranë “shkuma-party” për forcimin e miqësisë së pavdekshme shqiptaro-serbe

0
379

“Eshtë hera e parë që Rusia dërgon në një shtet të huaj divizionin e sistemit të raketave moderne”, kështu shkruan diplomati dhe analisti Shaban Murati për ngjarjen e fundit. Murati hodhi alarmin për veprimet e fundit ushtarake të Rusisë në Ballkan.

Ai shkruan se Rusia po dislokon raketa “S-400” dhe “Pancir-S” në Serbi. Sakaq, ai me ironi thotë se kjo ndodh kur në Tiranë askush nuk shqetësohet, por merren me mbrëmje vallzimi.

Statusi i plotë në facebook

Lajm për mikroballkanikët e Tiranës

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi në 24 tetor 2019 se dislokoi në Serbi divizionin me sistemet e raketave “S-400” dhe “Pancir-S”, që do të marrin pjesë në manovrat e reja ushtarake në bazën ushtarako-ajrore serbe të Batajnicës.
Është hera e parë që Rusia dërgon në një shtet të huaj divizionin e sistemit të raketave moderne “S-400” për të zhvilluar manovra ushtarake. Ministria ruse e mbrojtjes nuk sqaroi përse shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura ruse i kushton këtë vëmendje të posaçme strategjike vetëm Serbisë dhe përse tani.
Ndërkohë në Tiranë vazhdojnë me projektet e organizimit të mbrëmjeve të vallzimit dhe “shkuma parti” midis të rinjve shqiptarë dhe serbë për forcimin e miqësisë së pavdekshme shqiptaro-serbe dhe të mirëkuptimit ballkanikoperëndimor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here