Ekspertët britanik thanë se shkaku i vdekjes së 39 emigrantëve të nisur nga Bullgaria me destinacion Mbretërinë e Bashkuar, ka qënë temperatura -25 ° C në kontenierin frigorifer të makinës që i transportonte.
“Ata vdiqën ngadalë në kushte të tmerrshme, brenda një arkivoli metalik”, – tha zëdhënësi i Departamentit të policisë së Essex.
Klithmat e 39 migrantëve, të mbyllur në një frigorifer të izoluar nga të katër anët, nuk kanë qënë e mundur të dëgjohen nga askush.
Emigrantët e nisur nga Bullgaria ishin futur në frigoriferin e mjetit të paktën 15 orë para mbërritjes në një zonë industriale në Essex.
Në fakt, ata mund të kenë qëndruar në ‘arkivolin e tyre metalik’ shumë më gjatë, pasi gjithçka u zbulua disa orë pasi ata kishin mbërritur.
Mbrëmë policia e Irlandës Veriore bastisi dy shtëpi në rrethina, shtatë milje larg në Co Armagh ndërsa shoferi i kamionit ‘Maurice’, Mo Robinson, 25 vjeç, u arrestua me akuzën për vrasje.
Hetuesit tani po ekzaminojnë një rrjet kriminal kontrabande të grupeve irlandeze, të lidhur me llojin e tyre në qytetin bullgar Varna, ku kamioni është i regjistruar.
Zyrtarët e policisë thanë se identifikimi i viktimave do të jetë i vështirë dhe një punë e gjatë.





































