Ç’po ndodh në kampin e muxhahedinëve në Tiranë? Ambasadori nga Londra nxjerr foton dhe bën akuzën e fortë: Po përdorin super kompjutera për të shpërndarë…

0
326

Ambasadori i Iranit në Londër, Hamid Baeedinejad ka publikuar ditën e sotme një foto  për të cilën pretendon se është bërë brenda kampit të muxhahedinëve në Tiranë.

Ambasadori akuzon muxhahedinët se po përdorin super kompjutera për të shpërndarë lajme të rreme ndaj Republikës Islamike të Iranit.

“Anëtarët e MKO në kampin Ashraf, në Shqipëri, po përpiqen të përdorin një tip të ri arme kundër Iranit. Armët e tyre përfshijnë super-kompjutera me të cilët ata po përpiqen të shpërndajnë gënjeshtra dhe lajme të rreme për të helmuar opinionin publik”, shkruan Baeedinejad.

Muxhahedinët konsiderohen grup terrorist nga Republika Islamike e Iranit dhe prej dekadash ndodhen në konflikt të hapur me regjimin atje. Të paktën 3 mijë muxhahedinë strehohen në Shqipëri si rezultat i marrëveshjeve të qeverive shqiptare me SHBA-në.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here