Akuza ndaj Arjan Ndojit si i përfshirë në një grup të strukturuar kriminal, KLP vendos sot për fatin e prokurorit

0
322

Pritet siç ka njoftuar që KLP të zhvillojë mbledhje në orën 12:00. Mësohet se sot do të shqyrtohet caktimi i Arjan Ndojit pranë Prokurorisë së Durrësit, Albert Murçajt si drejtues i prokurorisë së Shkodrës, Lorenc Mërkurit në Prokurorinë e Sarandës, Ylli Pjetërnikajt në Prokurorinë e Tiranës dhe rikthimin e Urim Buçit në prokurorinë e Dibrës.

Arjan Ndoja është lakuar ditët e fundit dhe akuzuar nga kryeministri Edi Rama dhe zv. kryeministri Erion Braçe si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas tyre, Ndoja i ka marrë me pa të drejtë lirinë drejtorit të Kadastrës së Durrësit Liridon Pulës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here