Negociatat/ Angela Merkel flet për shanset e Shqipërisë dhe jep lajmin e keq

0
369

Mosmarrëveshjet në BE për çeljen e negociatave mes BE dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut do të jenë temë e rëndësishme në samitin dyditor të Bashkimit Europian që filloi të enjten në Bruksel. Sipas Deutsche Welle, me veton që vuri Franca në takimin e ministrave të Jashtëm të BE të martën i ktheu kundër shumë vende anëtare që e kërkojnë çeljen e negociatave.

Por në deklaratën qeveritare të enjten në Bundestag, para largimit në Bruksel, kancelarja Angela Merkel tha se”, “më duhet t’iu them se shanset nuk janë shumë të mira.”

Ajo u shpreh sërish pro perspektivës së anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Gjermania ndjehet veçanërisht e lidhur me vendet e Ballkanit dhe do t’i afrojë ato me BE,” tha Merkel. “Ne u kemi ofruar ura partnerëve që kishin dyshime,” shtoi kancelarja. – “Në samit ende nuk është e sigurtë një votë unanime” nënvizoi Angela Merkel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here